Vodhi nga vetura kuletën me para, arrestohet i dyshuari në Ferizaj

Kronikë e zezë

Vodhi nga vetura kuletën me para, arrestohet i dyshuari në Ferizaj

Më: 25 maj 2024 Në ora: 09:58
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur të premten rreth orës 18:00 policia e stacionit në Ferizaj  ka pranuar një informatë se në qendrën ” The Village -Shopping & Fun” në Ferizaj ishte një rast i vjedhjes nga vetura.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se hetuesit policorë nën autorizim të prokurorit të shtetit i kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë mësuar se një person me forcë ka hapur një veturë dhe nga aty ka arritur që të vjedhë nga portfoli para rreth 210 euro dhe të largohet në drejtim të panjohur.

“Pas një pune intensive hetimore , shikimit të kamerave të sigurisë, hetuesit policorë kanë arritur që të  identifikojnë dhe rreth orës 23:00 të arrestojnë të dyshuarin Q.M (M/K), i moshës 45 vjeçar, të cilin e kanë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pasi është intervistuar nga policët hetues, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore”, thuhet në njoftim.

Policia apelon qytetarët që të bëjnë kujdes për veturat e tyre dhe mos të lënë gjësende me vlerë në vetura, sepse mund të jenë cak i personave të dyshuar për vjedhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat