Varësia nga droga: Policia kap mat tre persona në Fushë Kosovë, iu gjen marihuanë në veturë

Kronikë e zezë

Varësia nga droga: Policia kap mat tre persona në Fushë Kosovë, iu gjen marihuanë në veturë

Më: 25 maj 2024 Në ora: 16:42
Foto ilustrim

Abuzimi me substanca narkotike nga të rinjtë vazhdon të jetë një shqetësim i madh në shoqërinë kosovare. Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të narkotikëve.

Nja rast i tillë është zbuluar mbrëmë pas mesnate në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë, ku Policia ka ndaluar një veturë, nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme.

Media ka mësuar se pas kontrollit të veturës dhe tre personave që ndodheshin në të, zyrtarët policorë kanë gjetur një sasi të substancës narkotike, të llojit marihuanë.

Për shkak të posedimit të drogës, tre personat e dyshuar janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, ndërsa droga është sekuestruar.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tyre është iniciuar rasti për veprën penale ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat