Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore nga një mjet shpërthyes paraditen e sotme.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Rreth orës 11:15 jemi njoftuar se viktima mashkull i moshës kishte pësuar lëndime të rënda trupore (dyshohet si pasojë e kontaktit nga mjet shpërthyes) në një fushë të hapur në fshatin Babaj Bokës-Gjakovë”, ka thënë Elezaj.
Elezaj ka thënë se njësitet e nevojshme policore ju kanë përgjigjur rastit dhe se viktima është dërguar me emergjencë për trajtim mjekësor.
“Aktualisht janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore”, ka thënë Elezaj.