​Motoçiklistët gjobiten me 900 euro në Ferizaj

Kronikë e zezë

​Motoçiklistët gjobiten me 900 euro në Ferizaj

Më: 25 maj 2024 Në ora: 17:53
Foto ilustrim

Policët e Komunikacionit Rrugor sot rreth orës 12:55 në rrugën e fshatit Talinovc i Muhaxherëve - fshati Bibaj Ferizaj kanë ndaluar dy drejtues, njëri shtetas i Kosovës dhe tjetri shtetas i huaj, të cilët me motoçikletat e tyre kanë tejkaluar shpejtësinë, ku në zonën e kufizimit 50 km/h kanë zhvilluar shpejtësi 148 km/h.

Ndaj tyre policia u shqiptoi nga një gjobë për kundërvajtje sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim, për shtetasin e huaj 600 euro.

Ndërsa për shtetasin kosovar 300 euro, tri pikë negative dhe heqje të patentë shoferit për tre muaj.

Policia Rajonale në Ferizaj apelon te motoçiklistët që të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit dhe mos të bëjnë tejkalime të shpejtësisë, pasi veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat