​Një i plagosur nga mjeti shpërthyes në Gjakovë

Kronikë e zezë

​Një i plagosur nga mjeti shpërthyes në Gjakovë

Më: 25 maj 2024 Në ora: 20:15
Ilustrim

Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore nga një mjet shpërthyes sot në Babaj Bokës-Gjakovë.

Zëdhënësi i policisë rajonale të Gjakovës, Sheremet Elezaj ka bërë të ditur se njësitet policore iu kanë përgjigjur rastit dhe se viktima është dërguar me emergjencë për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 11:15 jemi njoftuar se viktima mashkull i moshës kishte pësuar lëndime të rënda trupore (dyshohet si pasojë e kontaktit nga mjet shpërthyes) në një fushë të hapur në fshatin Babaj Bokës-Gjakovë.

Aktualisht janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat