Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore nga një mjet shpërthyes sot në Babaj Bokës-Gjakovë.
Zëdhënësi i policisë rajonale të Gjakovës, Sheremet Elezaj ka bërë të ditur se njësitet policore iu kanë përgjigjur rastit dhe se viktima është dërguar me emergjencë për trajtim mjekësor.
“Rreth orës 11:15 jemi njoftuar se viktima mashkull i moshës kishte pësuar lëndime të rënda trupore (dyshohet si pasojë e kontaktit nga mjet shpërthyes) në një fushë të hapur në fshatin Babaj Bokës-Gjakovë.
Aktualisht janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore”, ka thënë ai.