Gjilan, sulmohet fizikisht një grua me djalin e saj të mitur

Kronikë e zezë

Gjilan, sulmohet fizikisht një grua me djalin e saj të mitur

Më: 26 maj 2024 Në ora: 08:38
Foto ilustrim

Një grua në Gjilan derisa ishte duke ecur rrugës me djalin e saj është sulmuar fizikisht nga dy persona të maskuar.

Viktimës femër kosovare të dyshuarit kanë arritur t’i marrin stoli ari dhe një shumë parash.

Të njëjtit kanë ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të mitur të viktimës. I njëjti ka pranuar edhe tretman mjekësor.

“Është raportuar se dy viktimat një  femër dhe djali i saj i mitur,  deri sa ishin duke ecur rrugës janë sulmuar fizikisht nga dy persona të panjohur të maskuar. Të dyshuarit kanë arritur që me forcë të marrin nga viktima stoli ari që kishte si dhe një shumë parash dhe njëkohësit dyshohet se të njëjtit e kanë dhunuar, ndërsa ndaj djalit të saj kanë ushtruar dhunë fizike dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti nën hetime”, njofton Policia e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat