Është arrestuar një person në Gjakovë, i cili dyshohet se ka sulmuar fizikisht vëllanë e tij.
Ndërkaq, lëndime ka pësuar edhe nëna e tyre, e cila ndërhyri në përleshje.
“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht vëllanë e tij viktimën mashkull kosovar, ku gjatë ndërhyrjes së nënës së tyre, e njëjta ka pësuar lëndime. Të lënduarit kanë refuzuar tretmanin mjekësor.
I dyshuari është arrestuar, i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin e policisë.