Vëllai sulmon vëllanë në Gjakovë, nëna ndërhynë – lëndohet

Kronikë e zezë

Vëllai sulmon vëllanë në Gjakovë, nëna ndërhynë – lëndohet

Më: 26 maj 2024 Në ora: 08:43
Foto ilustrim

Është arrestuar një person në Gjakovë, i cili dyshohet se ka sulmuar fizikisht vëllanë e tij.

Ndërkaq, lëndime ka pësuar edhe nëna e tyre, e cila ndërhyri në përleshje.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht vëllanë e tij viktimën mashkull kosovar, ku gjatë ndërhyrjes së nënës së tyre, e njëjta ka pësuar lëndime. Të lënduarit kanë refuzuar tretmanin mjekësor.

I dyshuari është arrestuar, i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat