E godet vajzën e tij dyvjeçare, arrestohet mitrovicasi

Kronikë e zezë

E godet vajzën e tij dyvjeçare, arrestohet mitrovicasi

Më: 26 maj 2024 Në ora: 08:46
Foto ilustrim

Është arrestuar një burrë në Mitrovicë të Veriut, i cili dyshohet se ka goditur me shuplakë vajzën e tij dyvjeçare.

Ndërkaq, gruaja e të dyshuarit, bashkë me motrën e saj kanë tentuar ta ndalojnë, por që ai ka vazhduar duke goditur edhe njërën nga gratë.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, ka goditur me dorë  vajzën e tij të moshës 2 vjeçare. Bashkëshortja dhe motra e saj kanë tentuar që ta ndalojnë, por i dyshuari ka vazhduar duke goditur edhe viktimën femër kosovare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat