U kap duke kryer vjedhje në market, arrestohet i dyshuari në Ferizaj

Kronikë e zezë

U kap duke kryer vjedhje në market, arrestohet i dyshuari në Ferizaj

Më: 26 maj 2024 Në ora: 09:07
Foto ilustrim

Është arrestuar një person në Ferizaj, pasi ishte kapur në flagrancë duke kryer vjedhje në market.

Ai dyshohet edhe për vjedhje tjera.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“VJEDHJE E RËNDË NË TENTATIVË- Rr. Gjon Serreçi, Ferizaj 25.05.2024 – 03:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që është kapur në flagrancë duke kryer vjedhje në një market. I dyshuari dyshohet se ka kryer edhe vjedhje të tjera në lokacione tjera. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat