Ky është hajni i arrestuar që dyshohet për plot vjedhje në Ferizaj, ndalohet për 48 orë

Kronikë e zezë

Ky është hajni i arrestuar që dyshohet për plot vjedhje në Ferizaj, ndalohet për 48 orë

Më: 26 maj 2024 Në ora: 11:09
Foto ilustrim

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet, raste këto mjaft shqetësuese, që po shkaktojnë humbje e pasiguri te bizneset. Një ndër hajnat që po dyshohet se ka kryer disa vjedhje në Ferizaj, tashmë ka rënë në prangat e Policisë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Ferizaj, teksa Sinjali ka mësuar ekskluzivisht identitetin e tij.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se personi që po dyshohet për plot raste të vjedhjeve është Eusedion Dumbullari, emër i njohur për organet e rendit.

Sipas Policisë, arrestimi i tij është bërë pasi që janë gjetur prova të mjaftueshme se i dyshuari ka qenë i përfshirë në raste të vjedhjeve.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që është kapur në flagrancë duke kryer vjedhje në një market. I dyshuari dyshohet se ka kryer edhe vjedhje të tjera në lokacione tjera. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat