Gjobiten shoferët në Prizren, tejkaluan kufizimin e shpejtësisë

Kronikë e zezë

Gjobiten shoferët në Prizren, tejkaluan kufizimin e shpejtësisë

Më: 26 maj 2024 Në ora: 12:14
Foto ilustrim

Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor ne Prizren ka hasur në shoferë të cilët në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h, kanë lëvizur me shpejtësi 102 km/h dhe 129 km/h.

Ndaj tyre janë shqiptuar gjoba prej 300 euro, tre pikë negative dhe 3 e 6 muaj ndalim drejtimi i mjetit.

“Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor ne Prizren, në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h ka identifikuar shoferet duke drejtuar mjetin me shpejtësi 102 km/h, të njëjtëve ju ka shqiptuar gjoba 300 €, 3 pikë negative dhe 6 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.

Ndërsa ne rastin tjetër në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me shpejtësi 129 km/h, i ka shqiptuar gjobë 300 €, 3 pikë negative dhe 3 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat