Policia e Kosovës ka arrestuar një të mitur në fshatin Bradash të Podujevës, pasi i njëjti ka goditur me çekan një të mitur tjetër.
Rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 18:35.
“Viktima i mitur mashkull kosovar, raporton se pas një mosmarrëveshje me të dyshuarin të mitur mashkull kosovar, është goditur me një çekan. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti është dërguar në QKUK”, thuhet në njoftim.
Policia shton tutje se me vendim të prokurorit për të mitur, i dyshuari dërgohet në mbajtje.