Vajza 17-vjeçare nga Ferizaj largohet nga shtëpia pasi u kap me babanë, ai e raporton të zhdukur

Kronikë e zezë

Vajza 17-vjeçare nga Ferizaj largohet nga shtëpia pasi u kap me babanë, ai e raporton të zhdukur

Më: 27 maj 2024 Në ora: 07:39
Foto ilustrim

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Shumë shpesh angazhohen edhe njësi e grupe vullnetare që të zbulojnë gjurmët e personave që nuk dihet asgjë për fatin e tyre.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar një burrë nga Ferizaj, i cila ka raportuar se e bija 17-vjeçare është zhdukur dhe nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e saj.

Media mëson se babai rastin e ka lajmëruar të dielën në Polici, ku ka deklaruar po ashtu se para se vajza të largohej nga shtëpia, kishte pasur një konflikt verbal me të.

Nga mëngjesi i djeshëm, familja s’di asgjë për fatin e saj.

Denoncimi i tij ka aktivizuar njësitet policore, me ç’rast është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të nisin hetimet për gjetjen e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat