Digjet një veturë me tabela të Danimarkës në rrugën Mitrovicë – Prishtinë, policia jep detaje

Kronikë e zezë

Digjet një veturë me tabela të Danimarkës në rrugën Mitrovicë – Prishtinë, policia jep detaje

Më: 27 maj 2024 Në ora: 10:19
Foto ilustrim

Një veturë me tabela të Danimarkës është kapluar nga zjarri mëngjesin e sotëm në rrugën Mitrovicë – Prishtinë, konkretisht në fshatin Dobërllukë e Vushtrrisë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi.

Prekazi tha se vetura ishte djegur në pjesën e përparme të motorit, por që zjarri ishte fikur nga disa qytetarë.

“Sipas pronarit, zjarri ka munudr të vij nga ndonjë defekt i automejtit dhe se nuk dyshon në askënd”, tha Prekazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat