Konflikt familjar në Pejë: Djali e rrah babanë, 59-vjeçari detyrohet ta lajmërojë Policinë

Kronikë e zezë

Konflikt familjar në Pejë: Djali e rrah babanë, 59-vjeçari detyrohet ta lajmërojë Policinë

Më: 27 maj 2024 Në ora: 12:04
Foto ilustrim

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre.

Një konflikt familjar ka ndodhur mbrëmë në Pejë, ku një person dyshohet se ka sulmuar babanë e tij.

Burimet e medias renda Prokurorisë kanë bërë me dije se 59-vjeçari ka denoncuar rastin në Polici, ku ka raportuar se pas një zënke verbale me të birin, ai ka eskaluar në dhunë fizike ndaj tij.

Po ashtu, 23-vjeçari dyshohet se ka ushtruar edhe dhunë psikike.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat