Dy raste të dhunës në familje në Gjakovë, njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje

Kronikë e zezë

Dy raste të dhunës në familje në Gjakovë, njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje

Më: 6 qershor 2024 Në ora: 09:02
Foto ilustrim

Dy raste të dhunës në familje janë regjistruar në Gjakovë.

Të dy rastet janë dhunë ndaj grave, ku njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, e tjetri është liruar.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar për arsye se e kishte keqtrajtuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar për arsye se përmes telefonit e kishte shqetësuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat