Vidhen dy vetura në Prishtinë

Kronikë e zezë

Vidhen dy vetura në Prishtinë

Më: 6 qershor 2024 Në ora: 10:26
Foto ilustrim

Janë raportuar dy raste të vjedhjeve të veturave dje në Prishtinë.

Sipas policisë në njërin rast vetura është gjetur dhe i është kthyer pronarit.

“Prishtinë / 05.06.2024 – 01:54. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se të dyshuar të panjohur i kanë vjedhur automjetin e tij me targa vendore. Lidhur me rastin rreth orës 13:30 vetura është gjetur e braktisur dhe i është kthyer pronarit”.

Ndërkaq tjetri rast është duke u hetuar.

“Prishtinë / 05.06.2024 – 04:54. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se të dyshuar të panjohur i kanë vjedhur automjetin e tij targa vendore. Rasti duke u hetuar.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat