Arrestohen babë e djalë në Prishtinë, u përleshen fizikisht mes vete

Kronikë e zezë

Arrestohen babë e djalë në Prishtinë, u përleshen fizikisht mes vete

Më: 9 qershor 2024 Në ora: 09:04
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur në Prishtinë.

Policia bën të ditur se lidhur me rastin ka arrestuar dy persona, babë e djalë, të cilët u rrahën mes vete.

“Prishtinë, 08.06.2024-18:40. Janë arrestuar dy të dyshuar kosovar (babë e djalë), pasi që të njëjtit janë përfshirë në sulme fizike ndaj njëri-tjetrit, për shkak se fillimisht i dyshuari-babai kishte sulmuar viktimën kosovare-bashkëshorten e vet, ndërsa i dyshuari-djali kishte ndërhyrë në mbrojtje të viktimës-nënës së vet duke e sulmuar të dyshuarin-babain, të cilit i ka shkaktuar lëndime”, thuhet në njoftim.

Tutje, në njoftim thuhet se të dyshuarit-babait i është ofruar tretman mjekësor në QKUK, ndërsa pas intervistimit të palëve të përfshira, me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat