Vatrat më me rrezik në Kukës, shërbimet zjarrfikëse vazhdojnë operacionin për neutralizimin e flakëve

Kukësi

Vatrat më me rrezik në Kukës, shërbimet zjarrfikëse vazhdojnë operacionin për neutralizimin e flakëve

Më: 11 gusht 2021 Në ora: 08:55
Ilustrim

Forcat Operacionale të Kukësit në bashkëpunim me shërbime zjarrfikës, punonjës të shërbimit pyjor si edhe banorë të zonës kanë rinisur punën për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit, të cilat prej më shumë se një javë vijojnë të jenë aktive.

Ditën e sotme operacionet do të përqendrohen në Majën e Rrunës dhe Qafën e Mollave, pasi në këto zona vatrat e zjarreve kanë një aktivitet me sipërfaqe të lartë pyjore.

Gjithashtu një tjetër vatër e rrezikshme pritet që të afrohet në  Pukë-Mirditë-Kukës, në zonën e quajtur Laku i Thive.

Temperaturat e larta dhe erërat favorizojnë përhapjen e flakëve.

Ndërkohë Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se një helikopter do të bashkohet ekipeve të Kukësit për shuarjen e vatrave serioze.

Situata e vatrave të zjarrit të rëna në qarkun Kukës-

Në bashkinë Kukës vatra e zjarrit në një sipërfaqe me pisha njohur si maja e Rrunës (Laku i mollave) vazhdon të jetë aktive.

Për izolimin dhe shuarjen e kësaj vatre zjarri janë angazhuar 10 forca zjarrfikëse, 6 punonjës të pyjores, 5 punonjës të NjA Malzi, 20 forca nga komuniteti i zonës dhe forcat e DMR-së Kukës.

Ndërsa në bashkinë Tropojë janë dy vatra zjarri aktive një në pyje të fshatit Betoshë njësia administrative Lekbibaj dhe vatra tjetër afër fshatit Dragobi, njësia administrative Margegaj.

Gjithashtu sipas informacioneve nga Bashkia Tropojë, bëhet me dije se janë angazhuar 6 punonjës të pyjores, 5 punonjës të AZM, 4 punonjës të NjA Margegaj dhe 10 forca nga komuniteti i zonës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat