Aeroporti i Kukësit operon me 12 fluturime në javë

Kukësi

Aeroporti i Kukësit operon me 12 fluturime në javë

Më: 12 korrik 2022 Në ora: 12:50
Aeroporti i Kukësit

Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit, porta e dytë qiellore e Shqipërisë, operon tanimë me 12 fluturime në javë për destinacione si Viena, Basel, Karlsruhe, Memmingen dhe Zyrih.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali publikoi sot në rrjetet sociale pamje nga ky aeroport.

”Një hapësirë që veç pasagjerëve shqiptarë që jetojnë jashtë, i shërben edhe mijëra turistëve të huaj të cilët e kanë vendosur Shqipërinë në top listën e destinacioneve ku duan të kalojnë pushimet”, u shpreh Spiropali.

Shqipëria përuroi aeroportin ndërkombëtar në Kukës, më 18 prill 2021 me fluturimin e parë të pasagjerëve nga Londra të operuar nga Air Albania. Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit Zayed është krijuar për të shërbyer si aeroporti i dytë i Shqipërisë, pas Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, dhe për të rritur turizmin në rajon.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat