Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Dobrunë të Kukësit, ku një 31-vjeçar me iniciale R. U., është gjetur i pajetë nga familjarët në një magazinë afër banesës së tij.
Nga hetimet paraprake, policia bën me dije se ai është gjetur i vetëvarur ndërsa dyshimet janë se ai vuante nga depresioni.
“Sot, rreth orës 06:50, në fshatin Dobrunë, është gjetur nga familjarët, në një magazinë afër banesës, i vetëvarur, shtetasi R. U., 31 vjeç, i cili vuante nga depresioni.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.