Prej një jave shembja e gurëve ka bllokuar rrugën Grykë-Çajë në Kukës.
Ndonëse kanë kaluar kaq ditë dhe jemi në prag festash, kryebashkiaku i Kukësit nuk ka marrë masa për të pastruar rrugën.
Rruga e bllokuar Lapaj-Grykë Çajë, është rruga lidhëse e katër fshatrave që ka njësia e Grykë-Çajë.
Gjithashtu rruga bën pjesë në aksin rrugor Kukës-Dibër, që do të thotë që monitorimi për shembje duhet të jetë i vazhdueshëm për të siguruar lehtësimin e lëvizjes së banorëve që kalojnë këtë rrugë.
Ndërkohë një banor i zonës shkruan për JOQ Albania se rruga është e bllokuar prej kaq ditësh dhe nuk është marrë masë për hapjen e saj, teksa kjo vështirson lëvizjen e banorëve.
Banori:
Rruga e njesise administrative Gryke-Caje me 4 fshatra, kukes vazhdon e mbyllur qe 1 jave dite