Nje video skandaloze po qarkullon në rrjetet sociale ku kryebashkiaku i Kukesit Safet Gjici është filmuar duke kryer marrëdhënie seksuale ne zyrën e tij ne Bashkinë e Kukësit.
Gjici është rizgjedhur në krye të detyrës në zgjedhjet e 14 majit, ndërsa videoja mban daten 06.06. 2023, e rezulton të jetë filmuar vetëm pak ditë pas marrjes së mandatit të dytë nga ana e Gjicit.
Video e shpërndarë në rrjetet sociale ka sjellë reagime të shumta në rrjet, ndërsa e vendos kryebashkiakun në pozitat e shkeljes së rëndë ligjore.
Kujtojmë se ky nuk është skandali i parë që përfshin një kryebashkiak në Shqipëri.
Ish-kryebashkiaku i Dibrës, Shukri Xhelili është dënuar me 2 vite e 8 muaj burg pasi u kap në një skandal seksual, në vend të një këmbimi pune.