Pas gati dy javësh pas video-skandalit të Safet Gjicit, është mbajtur mbledhja e parë e Këshillit Bashkiak Kukës.
Kryetari i Këshillit të Bashkisë Albert Muja në fjalën e tij kërkoi ndjesë dhe tha se duhet të vijojmë punën edhe pse kjo tashmë i përket së kaluarës.
Fasli Gërmizi, i vetmi këshilltar që kundërshtoi fjalën e kryetarit të këshillit, dënoi videon e turpshme të Safet Gjicit dhe kërkoi që të gjithë këshilltarët përfshirë edhe drejtuesit aktual të bashkisë Kukës të japin dorëheqje.
Gjatë mbledhjes së këshillit u prezantua Granit Gjana në detyrën e ushtrimit të funksionit të kryetarit të Bashkisë Kukës.
Ndërkohë në mbledhje ishte edhe deputeti i PS Pandeli Majko, i cili ishte drejtues politik i fushatës elektorale të Safet Gjicit në zgjedhjet e 14-Majit.