“Një kandidat për Kukësin”, Basha bën thirrje për bashkim të demokratëve

Kukësi

“Një kandidat për Kukësin”, Basha bën thirrje për bashkim të demokratëve

Më: 16 gusht 2023 Në ora: 14:58
Foto ilustrim

Lulzim Basha ka tentuar për herë të parë bashkëpunimin me të gjithë demokratët, përfshi ata që nuk e njohin si kryetar të PD për zgjedhjet për kryetarin e Bashkisë së Kukësit.

Nëpërmjet një deklarate të PD-së në Kukës, Basha ka ftuar të gjithë demokratët të garojnë me një kandidat ne zgjedhjet për këtë bashki në 24 shtator.

“Partia Demokratike apelon për gjetjen e një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse për të gjithë demokratët, për të garuar me një kandidaturë të gjithëpranuar”, ka deklaruar dega e PD-së në Kukës. Por kjo deklaratë vështirë se do të sjellë bashkëpunim, pasi lideri i opozites Sali Berisha ka deklaruar se nuk do të bashkëpunojë me Lulzim Bashën.

Sipas afateve të miratuara nga KQZ, zgjedhjet për kreun e Bashkisë së Kukësit kanë afat deri në datën 1 shtator për t’u regjistruar.

Por Sali Berisha nuk ka të drejtën ligjore të përdorë logon e pd-së, pasi në gjykatë si kryetar i Partisë Demokratike figuron Lulzim Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat