Zgjedhjet në Kukës, KQZ: Votimi i hapur nga ora 07:00 - 19:00, fleta e votimit me ngjyrë gri

Kukësi

Zgjedhjet në Kukës, KQZ: Votimi i hapur nga ora 07:00 - 19:00, fleta e votimit me ngjyrë gri

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 08:08
Foto ilustrim

Komisioni Rregullator në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, miratoi dje karakteristikat e fletës së votimit për garën për pozicionin e kryetarit të Bashkisë së Bashkisë Kukës, që pritet të mbahen më datë 24 shtator, pas largimit nga ky pozicioni të Safet Gjici. Komisioni Rregullator po ashtu vendosi që qendrat e votimit, ku do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Kukësit, të jenë të hapura nga ora 07:00′ deri në ora 19:00′. Gjatë mbledhjes së Komisionit Rregullator, Ylli Merkaj, Sekretar i Përgjithshëm i KQZ sqaroi se fleta do të jetë ngjyrë gri, teksa saktësoi dhe karakteristikat fizike dhe teknike të saj.

“Propozohen të miratohen edhe disa karakteristika të tjera teknike të fletës së votimit si vijon: Lloji i letrës: Letër me thurje (Watermark) jo më pak se 90gr/m2, 100% pulp, me fibra karboni ultraviolet, 2 shtresa, me certifikatë origjine, me mikroprintime, elementë në printimi që shikohet me rreze ultraviolet. Gjerësia e fletës së votimit, jo më e vogël se 210 mm.

Gjatësia e fletës së votimit, jo më e vogël se 297 mm. Orientimi i fletës së votimit sipas modelit “Portret”. Specifikime të përgjithshme janë; Stema e Republikës, me ngjyra. Logo KQZ, me ngjyra. Ngjyra e fletës së votimit: kodi i ngjyrës: PANTONE 7401 (ngjyrë gri), Barkodi (elementë të fshehur teknikë në formën e kodeve): Numri serial 7 shifra; Qarku me 2 shifra dhe Bashkia me 2 shifra.  Në fletë do saktësohet dhe zona e administrimit zgjedhor me 2 shifra.

Numri i qendrës së votimit 6 shifra dhe elementin ndarës “/” ndërmjet katër shifrave të para dhe dy shifrave të fundit”, deklaroi Merkaj. Ndërkohë Komisioni Rregullator vendosi me 5 vota pro dhe asnjë kundër, që po ashtu të lë hapur çështjen e gjatësisë së fletës në varësi të subjekteve pjesëmarrëse në zgjedhjet e 24 shtatorit në Kukës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat