Zgjedhjet në Bashkinë e Kukësit, Berisha regjistron kandidatin e tij

Kukësi

Zgjedhjet në Bashkinë e Kukësit, Berisha regjistron kandidatin e tij

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 10:15
Foto ilustrim

Kandidati i Sali Berishës për bashkinë e Kukësit regjistrohet nën logon e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet që do të zhvillohet për kryetarin në këtë bashki.

Emri Vata është regjistruar në të njëjtën skemë si në procesin e 14 Majit nga Partia e Lirisë.

Vata ish-drejtues në radhët e Policisë së Shtetit në 24 shtator do të konkurrojë përballë prefektit Albert Halilaj që përfaqëson Partinë Socialiste në këto zgjedhje.

Zgjedhjet e parakohshme në Kukës mbahen pas shkarkimit të Safet Gjicit të zgjedhur nga radhët e socialistëve. Ai po hetohet për korrupsion pasiv pas skandalit të një video intime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat