Zgjedhjet në Kukës, kandidati i PS: Votoni një djalë që do i shërbejë qytetit

Kukësi

Zgjedhjet në Kukës, kandidati i PS: Votoni një djalë që do i shërbejë qytetit

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 10:10
Albert Halilaj

Kandidati i PS për bashkinë e Kukësit, Albert Halilaj fton të gjithë qytetarët që të dalin në votime dhe të zgjedhin alternativën më të mirë për qytetin e tyre.

“Ju falënderoj  gazetarëve që jeni prezent. Unë nga qytetarët e Kukësit pres pjesëmarrje votimi, për të votuar  një djalë që do i shpërbej Kukësit në të gjitha atlernativat.

E vetmja fushatë që s’kemi pas një incident, i përgëzoj për vlerat që kanë përcjell.

I ftoj të votojnë alternativën më të mirë dhe më bindëse për këtë qytet të mrekullueshëm”, tha Halilaj.Këtë të diel qytetarët e Kukësit do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakun e ri, mes Albert Halilajt nga krahu i PS dhe Emri Vata i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat