Kandidati i PS për bashkinë e Kukësit, Albert Halilaj fton të gjithë qytetarët që të dalin në votime dhe të zgjedhin alternativën më të mirë për qytetin e tyre.
“Ju falënderoj gazetarëve që jeni prezent. Unë nga qytetarët e Kukësit pres pjesëmarrje votimi, për të votuar një djalë që do i shpërbej Kukësit në të gjitha atlernativat.
E vetmja fushatë që s’kemi pas një incident, i përgëzoj për vlerat që kanë përcjell.
I ftoj të votojnë alternativën më të mirë dhe më bindëse për këtë qytet të mrekullueshëm”, tha Halilaj.Këtë të diel qytetarët e Kukësit do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakun e ri, mes Albert Halilajt nga krahu i PS dhe Emri Vata i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’.