Me sa duket, dimri që hyri zyrtarisht, e la dhe gjurmën e parë.
Majat e maleve në Kukës janë zbardhur sot nga dëbora.
Ndryshe, reshjet e shiut kanë vijuar pothuaj në të gjithë territorin e vendit gjatë natës dhe vijojnë edhe në këto momente, por situata paraqitet normale në pjesën më të madhe të qarqeve.
Ministria e Mbrojtjes njofton se ekipet e emergjencave, koordinuar nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, punonjës të drejtorive vendore të rrugëve, zjarrfikëses dhe policisë kanë punuar në terren për të garantuar qarkullimin pa vështirësi të qytetarëve dhe automjeteve.