Qarku Kukës përfshihet nga temperatura të ulëta, rrugët nacionale të qarkullueshme

Kukësi

Qarku Kukës përfshihet nga temperatura të ulëta, rrugët nacionale të qarkullueshme

Më: 19 nëntor 2023 Në ora: 11:56
Kukës

Qarku Kukës është përfshirë nga temperatura të ulëta ndërkohë që rezervuarët janë në monitorim të vazhdueshëm.

Prefektura e Qarkut Kukës bën me dije se rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht.

Nga subjektet kontraktore është punuar gjatë ditës së djeshme dhe sot që në orët e para të mëngjesit për pastrimin, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të rrugëve që kanë në kontratë.

Prefektura deklaron se nga bashkitë Kukës, Has dhe Tropojë nuk ka raportime për ndonjë problematikë emergjente, ndërsa furnizimi me energji elektrike është normal në gjithë territorin e Qarkut Kukës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat