Kërcënuan me armë fqinjin dhe e dhunuan, arrestohen tre familjarët në Kukës

Kukësi

Kërcënuan me armë fqinjin dhe e dhunuan, arrestohen tre familjarët në Kukës

Më: 31 dhjetor 2023 Në ora: 10:13
Foto nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e mundshme kriminale është parandaluar në Kukës, në fshatin Shtanë.

Tre familjarë kërcënuan me armë dhe goditën me grushta fqinjin e tyre, për motive të dobëta, të cilët janë arrestuar në flagrancë.

48-vjeçari D. (B). V., së bashku me vëllain e tij 44-vjeçarin S. V., dhe djalin e tij J. V., kanë shkuar në banesën e fqinjit të tyre, 53-vjeçarin I. D.

Pas njoftimit se këta persona po konfliktoheshin me njëri-tjetrin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë mbërritur në vendngjarje, duke parandaluar ngjarjen e mundshme kriminale.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një armë gjysmë-automatike, 1 automjet dhe celularët e 3 të arrestuarve, ndërsa hetimet për të individualizuar dhe dokumentuar ligjërisht, përgjegjësinë penale të secilit prej të arrestuarve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat