Bukuria gjen vend edhe në një shpirt të trazuar

Kultura

Bukuria gjen vend edhe në një shpirt të trazuar

Nga: Kadri Tarelli Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 18:04
Kadri Tarelli

E lexova në dorëshkrim librin me tregime, “Pylli me Lisa”, të autorit Bashkim Saliasi. Çuditem me vete, pasi më tërhoqi shumë, jo vetëm tematika e larmishme, copëza jete të jetuara ngultas me të gjitha të papriturat e tyre, por në veçanti përshkrimi i natyrës. Oh çfarë mrekullie‼ Sa realiste, çfarë ngjyrash të diellit, dritës, hijes, natës, yjeve, hënës, gurgullimit të ujit, këngës së zogjve, simfonia e këmborëve të bagëtive, e deri te lehja e qenve të stanit. Kisha kohë që nuk më kishte rënë në dorë një libër i tillë, pasi për vete lakmoj tema historike.

Kur lexoj këtë libër, i jap plotësisht të drejtë At Zef Pllumit, kur shkruan librin ”Rrno për me Tregue”. Janë këto ngjarje, që pasqyrojnë atë kohë të trazuar, të paprovuar më parë, por edhe në një lloj pështjellimi mbarë shoqëror. Të gjitha në një kohë, kur edhe mendja edhe shpirti i autorit ishin të trazuar dhe mbushur plot mërzi dhe trishtim. Sa e vështirë të marrësh vendime të tilla. Nuk është e lehtë të lesh familjen, shtëpinë, shoqërinë dhe vendin ku ke lindur. Vetëm ata që e provuan dhe përjetuan atë kohë mund të thonë të vërtetën e hidhur, shpesh edhe tragjike.

Kur po lexoja, megjithëse në moshë të pjekur, po kuptoja filozofinë e përrallave që na tregonte gjyshja, kur ishim të vegjël: Heroi i mbetur në udhëkryq, duhet të zgjidhte rrugën, njëra e njohur dhe e rrahur nga udhëtarët e shumtë, tjetra që shkon por nuk dihet a kthesh. Ç’ vendim duhet marrë? Librat që kishim lexuar nuk na kishin mësuar mirë, ose ne nuk i kishim kuptuar si duhet. Kështu ndodh kur nuk e provon mbi kurrizin tënd. Plaga e tjetrit nuk të dhemb ty.

Autori, si në një film dokumentar, na i sjell të gjalla ato kohë të turbullta. Ç’të numërosh më parë: Rrëmujë nëpër rrugët e qyteteve, gjendja ekonomike për të qarë hallin, pasiguri e jetës të secilit, shteti i pa formuar plotësisht pas rrëzimit të sistemit komunist: “Një ushtar me kambale të zbërthyera dhe me xhaketën hedhur krahëve, ngrohej në një shullë dielli. Armën e kishte lënë një metër larg vetes. Pinte duhan pa e prishur terezinë. Ne “shkelësit” e kufirit po kalonim afër postës. Tjetri nuk e bëri qejfin qeder”. Besoj se mjaftojnë vetëm këto pak radhë, për t’u bindur se shteti ishte shkërmoqur deri në qelizë dhe sa e shpifur kishte qenë propaganda që ushqeu këtë popull për gjysmë shekulli.

Vendi dhe koha ishte në absurd dhe askush nuk mund të thoshte ç’po bëhet dhe si do të bëhet. Ikjet drejt kufirit me Greqinë, kishin marrë përmasa të mëdha, si një lloj dehje kolektive: O burra kush të ikë më parë, pa kthyer kokën prapa! Ishte si të largohesh nga pushtuesi, apo nga një vend ku ka plasur sëmundja e murtajës. Të gjitha dëgjoheshin, të tjerat merreshin me mend. “Të gjitha vërtiteshin rreth Greqisë. “Sëmundje” e emigrimit ishte përhapur në të gjitha skutat e jetës së njerëzve”, shprehet diku autori..

Ata, kryesisht të rinjtë merrnin rrezikun në sy, pavarësisht se policia dhe ushtria greke përpiqej t’i pengonte. Shumica, ata që guxonin më shumë, nuk i llogarisnin pasojat dhe të papriturat e udhëve të mbetura pa udhë.

Vetë autori i përjeton çastet, si pjesëtar i një grupi shokësh, që morën në sy një “aventurë”, pa ditur se ku dhe si do të përfundonin. Ndaj është i besueshëm deri në hollësitë më të vogla, pa qenë nevoja të trillojë apo të dehet nga frymëzimi. “Hijet e malit përtej lumit që ndanin kufirin shqiptar nga ai grek, formonin një dekor të frikshëm, ku mbizotëronte një qetësi e thellë. Të krijohej ideja, sikur bota sapo qe krijuar dhe yjet dilnin për herë të parë në qiell”.

Sapo kaluan kufirin, ndjejnë frikë, ankth, pasiguri, vuajtje dhe mundim, shpresë dhe tundim, për të gjetur “Eldoradon”, në tokën Helene, në shtegtimin e mundimshëm të mërgimtarit, apo refugjatit, siç i thërrasim sot me një fjalë moderne. Mjafton të përmend fjalët e sportelistit të një hoteli në qytetin e Përmetit, kur merr vesh se ata janë nisur drejt vendit fqinj, me qëllim punësimi: “Mirë do të bëni. Gjithsesi, tregoni kujdes, sepse dje janë kthyer shumë vetë. Disa prej tyre ishin rrahur keqas nga ushtarët grek”.

Pak më lart thashë u çudita, për të shtuar u mrekullova, pasi ka kohë që nuk me ka rënë në dorë libër me përshkrime kaq të gjalla të një  pylli, njësoj si të vizitosh një galeri pikture dhe të sodisësh tablotë e famshme të Pyllit me mështekna dhe berjozka, të piktorit rus IvanIvanoviçShishkin, i mbiquajtur “Poet i pyllit”, cili jetoi deri në vitet e fundit të shekullit 19-të.

Nuk di si t’i shpjegoj këto ndjesi kaq të holla artistikisht, pasi autori është biolog për nga profesioni, kështu problemet shkencore i prek lehtë, por i kalon pa u ndjerë. Ndaj pyes veten: Ç’ forcë apo ç’ magji e shtyn njeriun të mendojë gjëra të bukura edhe kur ndjehet keq? Vërtet ka një magji që e ve në lëvizje trurin për të parë e vërejtur gjëra të harlisura, kur në çaste të tjera nuk bien në sy? Ndoshta këto pyetje do t’i bëjë çdokush nga lexuesit.

Në këtë hulli të meditimit, e gjykoj si veprim të mençur të autorit, pasi mund të ngatërrohej si litar nëpër këmbë dhe libri merrte ngarkesa te tjera, duke humbur artin e fjalës dhe romantizmin e shpirtit krijues. Kam përshtypjen se Bashkimi, këtu kërkon të na japë një mesazh të fortë dashurie për mjedisin, e sidomos për pyjet, si mushkëri e atmosferës dhe pjesë e ekosistemit. Forma është gjetur bukur, pa fjalë të mëdha, që nuk ngjisin në vetëdijen tonë dhe që i shpërfillim pa u menduar gjatë. Gjykoni vetë, kur lexoni këto radhë:

Janë hijerëndë malet dhe kanë një lidhje të veçantë me trimat, me historinë e këtij vendi. Janë male të dashura, por që rrinë mendueshëm në natën me hënë, që zhyten në heshtjen e tyre edhe kur qielli mbushet plotë me yje.

“Rrezatimet e diellit ndryshoheshin e krijonin pamje mahnitëse, duke depërtuar me anë të të çarave të çatisë gjethore që e mbulonte, ku puhiza sillte aromën e lisave.

 “Yjet që nuk i zinte gjumi! Hera - herës dukeshin sikur shkrinin zjarrin brenda tyre”.

Se ç’të papritura hasi ky grup shqiptarësh, gjatë këtij udhëtimi të mundimshëm, nuk kam ndërmend të ndalem, pasi të gjitha mund të përmblidhen në një fjalë që na e thonë teoricienët, “Të diturit e letërsisë”, që me dy fjalë i venë gardhin, “Letërsi mërgimi” dhe ngjarjet vërtiten rreth një strumbullari, ku ka shumë vuajtje, mundime, premtime dhe dështime, shpesh fitore, por edhe humbje e prapa-kthime. Kështu na shtyjnë dhe na shtrëngojnë në kurthi e fjaleve, që të mos futemi në lëkurën e kohës dhe të atyre që e hoqën mbi kurriz, ku secili ka ndjesitë e veta në përjetimin e ngjarjeve.

Lexuesi ka të drejtë të gjykojë, të qeshë apo të lotojë për fatin e heronjve të kësaj letërsie, të titulluar padrejtësisht dhe qëllimisht, mbase për t’u harruar. Po a mund të harrohen vuajtjet? A mund të heshtet par asaj tragjedie kombëtare, si dënim dhe ndëshkim i pamerituar? Ja si shprehet autori në një çast dëshpërimi: “Ju bashkuam vargut të lodhur dhe të rraskapitur, të disa dhjetëra njerëzve si ne. Edhe ata, të dëshpëruar për fatin e keq që patën, po ktheheshin andej nga ishim nisur. Vargu i ngjantenjëbatalionitëshpartalluarngalufta”.

Disatregime, si “Dhelpra dhe ujku”, “Kam tri pyetje”, “Pastroni korridorin” dhe “Provimi”, i përkasinnjëtjetër teme, arsimit, kuautori e nisidhe e grisijetën e tij si mësuesdhedrejtuesshkollash. E njehmirëkëtësektortërëndësishëm, kupërgatitengjeneratat e tëardhmes.

Diku me alegoritëthekur, diku me ndërhyrje të drejtpërdrejtë, na jep një pasqyrë të problemeve të ditëve të sotme në shkollat tona, ku krahas punës së mirë, vrehene dhe dobësi, që janë rezultat i përgatitjes së pamjaftueshme të kuadrit mësues, por edhe vendos janë krye të punës militantë pakualiikim të shëndoshë, por edhe papërvojë drejtimi. Tregimet janë të bukur dhe plot lëngje te, për më shumë, janë copëza të jetuara, ku secili do ta ndjejë veten si pjesë e lojës shkrimore, por e veshur me kostumin e artit të fjalës.

Lexuesit i takon e drejta të gjykojë dhe të vlerësojë tregimet dhe tregimtarin, njëkohësisht edhe filozofinë e mesazheve që përcjell çdo rrëfim.

Bashkimi, tashmë shkrimtar i pjekur dhe gazetar me përvojë, pasi ka botuar disa libra, novela, romane, studime historike dhe artikujtë shumtë, i beson plotësisht shkrimtarit Nikolae Jorga, që thotë: “Gjithkush, kur të mbarojë së lexuari këtë libër, do të ndiejë se ka njohur një Njeri, i cili shkruan edhe për të”, ndaj ai shkruan kaq bukur dhe sinqerisht.

Urime Bashkim, për libra të tjerë të bukur dhe me vlera të thekura shoqërore e jetësore.

Kadri Tarelli

Durrës. Gusht 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat