​Edicioni i 14 i Prifest do të përmbyllet me film në gjuhën shqipe

Kultura

​Edicioni i 14 i Prifest do të përmbyllet me film në gjuhën shqipe

Më: 5 gusht 2022 Në ora: 18:50
​Edicioni i 14 i Prifest do të përmbyllet me film në gjuhën shqipe

Edhe këtë vit hapja dhe mbyllja e festivalit të filmit Prifest do të bëhët me film në gjuhën shqipe. “Vera andërron detin” do të shfaqet në ditën e parë të festivalit ndërsa “Virgjëresha shqiptare” do të shënojë përfundimin e këtij organizimi i cili mbledh artistë nga e gjithë bota në Prishtinë nga 20 deri në 25 shtator.

Nga Prifest kanë bërë të ditur se do do të ketë pjesëmarrje të madhe edhe të filmbërësve nga Kosova.

“Jemi të lumtur që sikurse edhe në hapje të PriFest-it me filmin ‘Vera andrron detin’, edhe në mbyllje do të kemi film në gjuhën shqipe, për më shumë edhe me pjesëmarrje të madhe të filmbërësve nga Kosova. E kemi thënë shumë herë, promovimi dhe përkrahja e filmave vendorë dhe filmbërësve tanë është një nga objektivat kryesore të festivalit”, ka thënë Fatos Berisha, bashkëthemelues i festivalit.

“Virgjëresha shqiptare” është shfaqur premierë botërore vitin e kaluar në Festivalin Ndërkombëtar të filmit në Varshavë ku fitoi dy çmime.

Filmi me regji të Bujar Alimanit është bashkëprodhim mes Shqipërisë, Gjermanisë, Belgjikës dhe Kosovës.

“PriFest shënon edicionin e 14-të këtë vit dhe mbahet nga 20-25 shtator, për herë të parë pa drejtoreshën e festivalit Vjosa Berisha e cila ndërroi jetë me 23 qershor të këtij viti. Ky edicion do të jetë në kujtim dhe nderim të saj”, thuhet në njoftimin e Prifest.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat