Zhurmë e madhe për moszbardhjen e deritanishme të vrasjeve të bujshme, të shumë martirëve e figurave të rëndësishme të kombit tonë

Kultura

Zhurmë e madhe për moszbardhjen e deritanishme të vrasjeve të bujshme, të shumë martirëve e figurave të rëndësishme të kombit tonë

Nga: Baki Ymeri Më: 18 mars 2024 Në ora: 23:36
Kopertina e librit

Po e them se, nuk është e vështirë për t’i zbuluar kriminelët vrasës të këtyre vrasjeve të bujshme. Vrasësit e këtyre ose janë në krye të shtetit ose i dijn vrasësit dhe nuk i tregojn se atyre që i kemi në krye të pushtetit kanë dhënë urdhrin a pëlqimin e tyre për ti vrarë Sepse, këta martirë, heronj e dëshmorë të kombit, u vranë se, ishin në ballë të popullit, në ballë të përpjekjeve e luftës për liri!

Kurse këta pushtetar para çlirimit ishin në krye të të ashtuquajturës Krahina Autonome e Kosovës dhe Metohis, pra ishin të përbetuar se nuk dot lejonin të ngriten në këmbë cili do që e prek këtë kushtetut të ish serbojugosllavëve...Madje, edhe pas shpordhjes së pushtuesit të armikut serbosllav nga Kosova, ata vazhduan me urdhëzimet e urdhërat për këto lloj vrasjesh jepeshin po nga Beogradi dhe zbatoheshin në Kosovë në Kosovën Shqiptare kundër shqiptarëve!?...

Po nga këta kriminel janë vrarë edhe duke qenë nën okupim po nga kriminelët që i kemi edhe sot në krye, por edhe këta që erdhën pas luftës së UÇK-së, u bënë bashk dhe i kanë ndihmuar dhe po i ndihmojn kriminelët ndaj bijëve të popullit...

Kjo po ndodh vetëm te ne që vrastarët i kemi në majat e shtetit dhe i kanë vrarë e po na i vrasin edhe sot e kësaj dite... Po i vetmi ndryshim është se tash, urdhëri po jepet nga Prishtina për vrasjen po të shqiptarëve nga shqiptarët titista pro serbosllav, ku edhe këta të fundit janë në qendër të pushtetit në shtetin e Kosovës.

Këta, që i kanë bërë dhe kanë vazhduar t’i bëjnë këto krime, vetëm se janë shtuar... Ata, peshqit gllabërues të popullit të vet, janë urdhërues dhe, poqe se kapen ata nga zëdhënësit e atyre, atëhere do t’ju zbulohet fytyra e atyre kriminelëve...Po jo nuk e bënë dhe, as që e kanë ndërmend ta bëjnë! E këtë e bëjnë vetëm ata, që janë në maje të shtetit dhe që janë kompetent...

Por ata nuk duan t’i zbulojnë këto vrasje, as që ju bëhet von për këtë çështje mjaft të rëndësishme për ne, popullin e thjeshtë...Sepse ata janë, që e kanë zhvatur Kosovën deri sa kanë arritur të bëhen milioner dhe bile po vazhdojnë rrugën më tej, të pangopur drejt miliarderit!?

Po e bënë vetëm drejtsia dhe ligji se e kanë edhe për detyrë e vetëm ata, që e kanë dhe janë kompetent për zbardhjen e këtyre të këqijave se, tash më nuk ka nevojë ti bëjë shkjau deri sa të ketë zagarët shqipfolsa, që ja kryejnë çdo detyrë të urdhëruar, duke i ngarkuar për terror. Andaj, me zbardhjen e këtyre kriminelëve vrastarë, do të ndalen edhe shumë sehirxhinj, që e ngrejn zërin dhe bëjn zhurmë se po i dhimsen, por, po e bëjn vetëm për tu treguar se, edhe neve po na intreson, se edhe ne dim diçka, se jemi dikushi!?...

Ne e dim se jemi dëshmitarë se sa alarmin e bënë serbët për vrasjen e Oliver Ivanoviçit, të cilin e vranë vetë, pjella e tyre!? Dhe nuk lanë gur pa lëviz për një vrastar të shqiptarëve, që bëri krime si gjatë luftës e edhe pas luftës, gjë, që dëshmitarët e kanë dëshmuar me fakte për të bërat e këtij serb kriminel!? E ndërsa për shqiptarët heshtin... dhe i lejojnë që, të merren me thash e theme e jo të vërteta, duke i njohur e i ditur vrasësit brenda për brenda...!!!

Sot, i lutem qeverisë së re, të kryeministrit Albin Kurti që, të marrë masa ndaj kriminelëve vrastarë të vendit që, në radhë të parë, t’i pastroj këta, duke e filluar, që nga ‘’oborri’’ i tij qeverisës dhe më tutje t’i drejtohet edhe serbo çetnikëve...! Mjaft më me ‘’zhurmë’’, me fjalë poshtë e nalt! Të drejtohet gishti tregues, aty ku duhet, mbi të vërtetën, mbi dorën vrastare të kriminelëve të këtyre vrasjeve të bujshme!!! E VËRTETA VONON, POR S’HARRON!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat