Kërkojmë pastërti, o njeri

Kultura

Kërkojmë pastërti, o njeri

Nga: Xhelal Hoxha Më: 20 mars 2024 Në ora: 07:44
Xhelal Hoxha

Në çdo shtet-qytet të kësaj Europe...
Ka rend, rregull, hijeshi e pastërti
Kurse tek Ne është prezente, si duket qartazi
Kudo e kurdo e sidomos jasht shtëpive tona
kjo po na mungon neve si shoqëri  gjithnjë...

Me bërllogje të lloj-llojshme të kësaj shoqërie
Mbas gjith kësaj ndodhie, lirie, e demokracie
Që shumë kohë të gjatë, mezi e kemi pritë…


Para disa viteve, na vinte shumë çudi e gërdi
Kur dikush gjat larjes së duarëve të tij
N'legen i frynte hunve, ose donte me pështy…

Mirëpor tani në kët shekull të ri
Për njeriun, që është dhe i thotë vetit njeri;
për gruan, apo burrin, cili do qoftë, ajo-ai
T’jet i vjetër, apo qe akoma i ri…

Nuk ka ma flliqni, idiotsi, poshtërsi e marri
sesa ka shkon rrugës, qytetit–fshatit të tij
Kudo që tjet ai, mos me u përbajt e me u përbi
Kurdo me pështy, ose hundet me i fry dhe me i fshi!

Mirëpor Ne, nëse jemi prezent me te gjithnjë
Duhet që t'i themi pa asnjë hezitim dhe drejt n'sy:
Mos të lutemi shumë, mos u ban i gërditshëm
Kërkojmë e duam pastërti, nga të gjithë o njeri!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat