Takimet letraro-artistike “Azem Shkreli” dhe Peja

Kultura

Takimet letraro-artistike “Azem Shkreli” dhe Peja

Nga: Dibran Demaku Më: 20 mars 2024 Në ora: 13:05
Dibran Demaku

Peja dhe Azem Shkreli janë një binom i pandarë.Sa herë flitet për Pejën në mendje na shkon Azem Shkreli dhe e kundërta:sa herë flitet për Azem Shkrelin në mendje na vie Peja.

Qyteti dhe poeti.Poeti dhe qyteti.Dikur bashkjetonin bukur siç do të thonte nëpër vargjet e tij Shkreli.

Pas ikjen në amshim të Shktelit,Peja në nderim të tij pat bërë Manifestimin letraro-artistik me emrin e tij.Dhe ky Manifestim letraro-artistik nuk ishte dosido veç ishte manifestim ndërkombëtarë,që do të thotë që në çdo Maj,poetë nga vende të ndryshme të botës do të zbrisnin në Qytetin në Alpet shqiptare,në nderim të Poetit të Madh,apo që ndryshe do të mund të quhej edhe Poet kombëtar.

Kështu ishte gjatë shumë vitesh,por jo edhe në dy vitet,apo në dy Majët e fundit!

Dikush,me qëllim,apo pa të harroi apo nuk deshi që një Traditë shumëvjeçare të vazhdonte edhe më tutje!

Dhe kur ti bën pyetje se përse u ndërpre Manifestimi në fjalë,kompetentët(ata të kulturës) e komunës së Pejës,rrudhin krahët,dhe bëhen sikur nuk dinë Përsenë?!

Andaj,ne që duam që Manifestimi në fjalë të vazhdojë edhe më tutje,nuk na mbetët tjetër vetëm në mënyrë publike t’a pyesim kryetarin aktual të Pejës,zotëri Gazmend Muhagjeri,nëse ai personalisht e di se përse tash e dy vite nuk organizohet Manifestimi në fjalë.

E dijmë se Gazmendi(si kryetar komune)ka edhe përgjegjësi të tjera dhe mbase as që ka kohë të përgjigjet në pyetjen tonë!
Por,mbase ata që i rrijnë pranë ia thonë në vesh këtë pyetje të bërë në mënyrë publike,dhe si kryetar që është përdorë autoritetin e tij,dhe Manifestimi letraro-artistik “Azem Shkreli” e vë sërish në axhendën kulturore të Pejës!

Kjo do ta nderonte atë persobalisht dhe komunën e Pejës përgjithësisht!

Dhe krejt në fund,nuk na mbetët tjetër vetëm të shpresojmë në ndihmën e Gazmend Muhaxherit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat