“Më lini të jetoj lirisht”

Kultura

“Më lini të jetoj lirisht”

Nga: Sokol Demaku Më: 21 mars 2024 Në ora: 17:18
Foto ilustrim

Thotë ajo kur ngrit zërin e saj me vargun aq kuptimplotë dhe plot ndjenja vuajtje dhe frikë për jetën, sepse edhe ajo dëshiron dhe do të jetë e lirë në jetën e saj.

Një e re e cila ka përpara jetën, por që ka ato vështirësitë e jetës në çdo hap dhe të cilat i përjeton në çdo pjesë të jetës, por është muza e artë e poetes së re Erinda Medollit e cila pas tre përmbledhjeve të para tani na vjen me një përmbledhje të kompletuar poetike, në të cilën përmes vargut shpreh dhe paraqet jetën me të gjitha ato vështirësi që ajo mban në vetvete, por duke parë me syrin kritik të poetes dhe fjalën e saj të kuptimplotë shohim se edhe për femrën shqiptare ka një dritë e cila diku vezullon në fund të atij tuneli sa të gjatë por edhe të gjërë në jetën e saj.

Përmbledhja poetike "Liri shpirti" e poetes së re Erinda Medolli fillon me poezinë me titullin "Dua të jesh e lirë" që në realitet është një thirrje mjaft e fuqishme për kohën bashkëkohore në të cilën po jetojmë, sepse mjafton me ëndrrat e femrës sonë deri më sot, pra është koha kur ato ëndrra të saj sot të bëhen realitet kur edhe ajo vetë thotë:

'Dua të kem liri, Mbi petale ëndërrash fle, Si një flutur e dashuruar, Mbi trëndafila, mos bie përdhe.'

Pra ka ardhur ajo kohë dhe secili prej nesh duhet të respektojë atë dhe secili të ndjejë jetën ashtu si ai ka dëshirë ta ndjejë dhe ta jetojë atë. Kjo është një ligj i natyrës, por që kishte hasur në vesh të shurdhër. Sepse pa liri njeriu nuk ndjehet njeri, e as femra nuk mund të jetë ajo që duhet nëse kjo e drejtë i cungohet apo thëm i mohohet plotësisht.

Poetja këtë e sheh dhe e shpreh më së miri përmes vargut tek poezia "Çfarë është Liria", pra me parashtrimin e pyetjes së cila ka vlerë dhe është një pyetje që duhet të gjejë përgjigje kudo dhe te kushdo, por a është kështu, të shohim si poetja e shpreh dhe vlerëson këtë përmes vargut të saj magjik.

LIRI është të dashurosh veten.

LIRI është të guxosh.

LIRI ke kur s'ke pse të vuash Dhe të drejtat ti i kërkosh.

Si duket, vuajtja ka qenë pjesë e jetës së vet autorës, e këtë e ndjen edhe lexuesi i poezisë së saj kur lexon dhe përmes leximit hyn në shpirtin e vet autorës, përmes vargut që ka dhe shpreh ndjenjën e saj, si e frigës, vuajtjes, nganjëherë edhe deshtimit si dhe frikës për jetën. Ajo më së miri këtë ndjenjë, këtë frikë, këtë vuajtje e shpreh në poezinë "Më lini të jetoj lirisht", kur ngrit zërin e saj me vargun aq kuptimplotë dhe me plotë ndjenja vuajtje dhe frikë për jetën, sepse edhe ajo dëshiron dhe do të jetë e lirë në jetën e saj. E nuk është vetëm kjo ndoshta e cila kërkon këtë, por mund dhe duhet të ketë edhe shumë e shumë të tjera në këtë gjendje. Ja si e thotë ajo:

"Nga bota asgjë nuk kërkoj Lërini që ëndërrat t'i mbaroj Edhe nëse shpirti ka ndonjë fjalë Ta nxjerr më lini sa jam gjallë."

Përmbledhaj poetike ”Liri shpiriti” e poetës së re Erinda Medolli fillon me poezinë me titull ”Dua të je e lirë” që në realitet është një thirrje majft e fuqishme për kohën bashkëkohore në të cilën po jetojmë, sepse mjafton me ëndërrat e femres sonë deri më sot, pra është koha kur ato ëndërra të saj sot të bëhen realitet kur edhe jao vet thotë:

Dua të kem liri,

Mbi petale ëndërrash fle,

Si një flutur e dashuruar,

Mbi trëndafila, mos bie përdhe.

Pra ka ardhur ajo kohë dhe sicili prej nesh duhet respektua dhe ate dhe secili të ndjej jetën ashtu si ai ka dëshirë ta ndjej dhe jetoj ate. Kjo ështënjë ligj i natyrës, por që kishte hasur në evsh të shurdhër. Sepse pa liri njeriu nuk ndjehet njeri, e as femra nuk mund të jetë ajo që duhet nese kjo e drejtë i cungohet apo them i mohohet plotëisht.

Poetja këtë e shef dhe e shprehë më së miri përmes vargut tek poezia ” Çfar është Liria”pra më parashtrimin e pytjes e cila ka vlerë dhe është një pyetje e cila duhet të gjejë përgjigje kudo dhe te kush do, po a është kështu, të shfim si poetja e shpreh dhe vlerson këtë përmes vargut të saj magjik.

LIRI është veten të duash.

LIRI është të guxosh.

LIRI ke kur s'do të vuash

Dhe të drejtat ti kërkosh.

Si duket vuajtja ka qene pjesë e jetës së vet autorës, e këtë mësë miri edhe lexuesi i poezisë saj e ndjen kur lexon dhe përmes leximit hynë në shpirtin e vet autorës, përmes vargut i cili varg ka dhe shpreh ndjenjen e saj, sa te frigës, vuajtes, nganjëhere edhe deshtimite sidoms frikës për jetën. Ajo më së miri këtë ndjenjë, këtë frikë, këtë vuajtje e shprehë tek peozia ”Më lini të jetoj lirisht”, kur ngritë zërin e saj me vargun sa kuptimplotë dhe me plotë ndjenja vuajtje dhe frigë për jetën, sepse edhe ajo dëshrion dhe don të jetoj e lirë dhe të jetë e lirë në jetën e saj. E nuk është vetëm kjo ndoshta e cila kërkon këtë por mund dhe duhet të ketë edhe shumë e shumë të tjera në këtë gjendje. Ja si e thotë ajo këtë:

Nga bota asgjë nuk kërkoj

Lermëni që ëndrrat ti mbaroj

Edhe nëse shpirti ka ndonjë fjalë

Ta nxjerr më lini sa jam gjallë.

E reja Erinda, një poetese e cila sheh sakrificën e jetës në çdo femër, çdo grua, çdo nënë si një sfidë që duhet përballuar, sepse jeta është pa mbarim, asaj nuk i dihet fundi as mbarimi, por njeriu duhet të jetë ai që duhet ta jetojë si duhet. Në këtë kontekst, edhe femra duhet të gjejë veten, sepse jeta është e dashur, e pamposhtur, por gjithashtu krijon edhe dhimbje dhe vuajtje, megjithatë vazhdon të shkojë përpara në rrugën e saj të pakthyeshme. Në poezinë "Udhëtim pa mbarim", poetja kërkon bashkudhëtarin e jetës që ta shoqërojë në këtë sfidë, sepse do të jetë e bukur, do të jetë ajo ndjenja që nuk do të ketë mbarim, sepse jeta vazhdon. Ja si shprehet ajo:

Sa do doja të ishe me mua

Në këtë udhëtim.

Çastet tona të bukura

Kurrë mos kenë mbarim.

Sa do doja ty të të kem pranë.

Mendoj se vargu, sa melankolik, por edhe i gjallë dhe i plotë energjie, jep jetë dhe e bën poezinë e Erindës kaq të ndjeshme. Ja vlen të lexohet dhe të komentohet, duke qenë një shtysë në jetën e përditshme të çdo femre dhe jo vetëm. Pra, jeta vazhdon dhe "Liria" duhet të jetë për të gjithë, të gjithë duhet ta gëzojnë atë në mënyrë të merituar. Kjo është e rëndësishme dhe duhet të respektohet dhe të mbeshtetet nga të gjithë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat