Vdekja e Jorgo Papingji, reagon Rama: Lamtumirë maestro!

Kultura

Vdekja e Jorgo Papingji, reagon Rama: Lamtumirë maestro!

Më: 21 mars 2024 Në ora: 20:50
Vdekja e Jorgo Papingji, reagon Rama: Lamtumirë maestro!

Kryeministri Edi rama ka reaguar në Facebook për vdekjen e Jorgo Papingjit.

“Lamtumirë maestro Jorgo Papingji, autori i teksteve të dashurisë në koleksionin e këngëve më të kënduara shqiptare. U prefsh ne paqe”, shkruan Rama.

Poeti i njohur Jorgo Papingji ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare.

Ai ka lindur në Vlorë më 10 qershor të vitit 1942 dhe është autor e poet shqiptar, i njohur për këngët e tij të shumta.

Artisti ka shkruar 5 këngë fituese në “Festivali i Këngës”, njëri prej të cilave ka marrë pjesë edhe në Festivalin Evropian i Këngës në vitin 2014. Jorgo Papingi mban titullin “Mjeshtri i Madh”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat