Na është gërditë

Kultura

Na është gërditë

Nga: Dedë Preqi Më: 24 mars 2024 Në ora: 18:24
Dedë Preqi

Na është gërditë kjo opozitë

Derdh akuza t’rënda natë e ditë,

S’dua thotë udhë tjetër n’jetë

Edhe një herë me ardhë n’pushtet.

Athua gjitha ato lutje huq u shkojnë

I ka fajet vet sepse ishte në pushtet,

Tani sikur çdo guri po e rrotullojnë

Por treni u ka ikur me biletë në xhep.

Dhe një herë t’kthehemi n’pushtetin tonë

Do u japim popullit dushk për gogla,

Korrupsion e nepotizëm nuk do lejojmë,

Rriskën tonë e ndajmë në pjesë më t’vogla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat