Na është gërditë kjo opozitë
Derdh akuza t’rënda natë e ditë,
S’dua thotë udhë tjetër n’jetë
Edhe një herë me ardhë n’pushtet.
Athua gjitha ato lutje huq u shkojnë
I ka fajet vet sepse ishte në pushtet,
Tani sikur çdo guri po e rrotullojnë
Por treni u ka ikur me biletë në xhep.
Dhe një herë t’kthehemi n’pushtetin tonë
Do u japim popullit dushk për gogla,
Korrupsion e nepotizëm nuk do lejojmë,
Rriskën tonë e ndajmë në pjesë më t’vogla.