Pishtari

Kultura

Pishtari

Nga: Nezir Bejta Më: 25 mars 2024 Në ora: 20:27

Është madhështi t’i kujtosh trimat,

Nder dhe lavd që kanë ndër mote,

Nuk mjafton veç ideali,

Po s’i prive n’ballë një populli.

Thonë se koha i nxjerr trimat,

Nëpër shekuj n’histori,

Amanet e kemi nga t’parët,

Gjak për gjak me shkaun e zi.

Tash kur stina e paranverës,

Sjell veç lot dhe hidhërim,

Na kthen prapa në kujtime,

Për ata që shkuan n’amshim.

Në këtë mars n’ma t’bukurën stinë,

Kur lulëzon e çel behari,

Nuk mjafton veç përkujtimi,

Për nderim të një profesori.

Udhërrëfyes e kish Naimin,

E Shqipërinë e kish për nder,

Kush mësyen tokat e arbërit,

E pret shpata e Skënderbeut.

N’oborr t’shkollës, pranë qeparisi

Pushon “klasa e lirisë”,

E pret me afsh kujdestarin,

Kapedan n’rreze t’lirisë.

Profesori që ka dy varre,

S’ja zënë namin dhe lavdinë,

Tash t’kërkojmë në përmendore,

N’oborr t’shkollës, “n’klasë t’lirisë.”

Përvjetorë të larë me gjak,

Që n’kujtesë s’kanë hyrë pahiri,

TY t’lumtë pushka, e t’lumtë penda,

Profesor Ajet Beqiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat