Hapet Ekspozita "Ideas for Prishtina" në Hollin e Komunës së Prishtinës

Kultura

Hapet Ekspozita "Ideas for Prishtina" në Hollin e Komunës së Prishtinës

Më: 25 mars 2024 Në ora: 20:46
Komuna e Prishtines

Në hollin e Komunës së Prishtinës sot është hapur ekspozita "Ideas for Prishtina", ku janë paraqitur 67 projekte të ndryshme të krijuara nga arkitektë, inxhinierë dhe dizajnerë nga 17 vende të ndryshme të botës. Projekte që synojnë të sjellin inovacion dhe zhvillim në infrastrukturën dhe hapësirën urbane të kryeqytetit.

Kryetari i Kryeqytetit, z. Perparim Rama, ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit dhe ka theksuar rëndësinë e kësaj ekspozite:

"Falënderoj të gjithë pjesmarrësit në hapjen e ekspozitës 'Ideas for Prishtina'. Të dashur qytetarë, nga sot e deri më datën 5 prill 2024, ju mund të shihni, vlerësoni dhe të votoni për projektet më të mira, nga 67 sa janë të ekspozuara. Projekte të ideuara me kujdesin më të madh nga arkitektë, inxhinierë e dizajnerë nga 17 vende të ndryshme të botës. Ejani në hollin e objektit të komunës në rrugën 'UÇK', vizitojeni ekspozitën dhe votoni për projektet më të mira të cilat do ta transformojnë Prishtinën" - ka deklaruar kryetari Rama.

Ekspozita ofron një mundësi të veçantë për qytetarët e Prishtinës dhe vizitorët të njihen me ide dhe projekte të reja që mund të ndikojnë në përmirësimin e jetës së përditshme dhe të ardhmes së kryeqytetit. Publiku është i ftuar të vizitojë ekspozitën dhe të japë votën e tyre për projektet që besojnë se do të sjellin ndryshimin më të madh në Prishtinë.

Ekspozita do të jetë e hapur për publikun nga sot deri më 5 prill 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat