Homazh luleve, Triumf Feratit

Kultura

Homazh luleve, Triumf Feratit

Nga: Agim Desku Më: 26 mars 2024 Në ora: 13:40
I ndjeri Triumf Ferati

Sa do dëshiroja të di

Nga erdhi kjo pranverë plot dhembje

A thua më ke ngjanë

Nuk dua të ju besoj më

Pranverave të para njëzet e pesë vitesh

Kur lulet s`ngjanin me njëra-tjetrën

Triumf

Sot më bëhet së u shndërrove në pranverë

Në lulen që vështirë ta sheh syri

As mendja nuk i kap kwto plagë

Që i solli pranvera e hershme

Unë them se Triumfi është vet

Trëndafili i Çamërisë

Ose dashuria e popullit tim

Të jemi përgjithmonë së bashku

Kur për liri as vdekja s`na tremb.

26, Mars 2024 Agim Desku

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat