Kur kam kafshuar jetën

Kultura

Kur kam kafshuar jetën

Nga: Maxhun Osmanaj Më: 27 mars 2024 Në ora: 23:09
Maxhun Osmanaj

KUR  KAFSHUAR JETËN

Kur kam kafshuar jetën

Me dhëmbë  qumështi

Paskam qarë shumë

Në djepin e ëndrrave

Ma përkujtonte nëna

Kur kam kafshuar kohën

Dikur në burrni

Pata vjellë  shumë

Se  koha m’i theu

Do dhëmbë  e dhëmballë

Zanoret m’u përzienin keq

Në mes do bashkëtingëlloreve

Që s’u bënë rehat...

Ndoshta perëndoj jetën

Pa  i   shqiptuar të gjitha...

Mëkat!

 

 

 

 

DROJË NË  MENDIME

Kanë filluar  të  më tremben

Do    mendime  urtake

Nga djerrakohësit e kohës

Përditë po m’i zënë pritat

Por vazhdimisht po u bëj leqe

Se s’shtë  burrni, tani

Të vritem  para kohe

Se  s’di as  si vriten poetët

Apo ç’ofshamë  lëshojnë

Në varg  apo në rimë

Ku ta di  pas  vdekjes

A  ua dëgjon  ndokush, melodinë?!

Mars 2024

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat