Ja pra, sytë e tu

Kultura

Ja pra, sytë e tu

Nga: Ermira Saraci Osmani Më: 28 mars 2024 Në ora: 21:58
Ermira Saraci Osmani

JA PRA SYTÉ E TU

- Ja pra, sytë e ty, shikimi yt u bënë trup, mbështetën ëndrrën,

ëndrrën, që e bëmë erë!

 

Ja pra, sytë e tu, shikimi yt

Më bënë të ec në dallgët e detit

Më bënë të ndjej dhimbjen

E të ringjall gëzimin e fjetur.

U dhanë frymë ndjenjavr të mia,

Vumë frymë mbi frymë, derisa i bëmë fjalë

Fjalë që m'i bëre stinë, kur ende s'kisha ndjerë

Të më prekë puhiza e pranverës.

 

Ja pra, sytë e ty, shikimi yt

U bënë trup, mbështetën ëndrrën

Éndrrën, që e bëmë erë...

Dhe ne atëherë i dhamë emrin e dashurisë.

E shpërndamë si re të bardhë, derisa filloi të binte shi.

Toka e etur piu çdo pikë,

E njomi çdo farë, ku trupa të rinj e bënë jetë.

 

Ja pra, sytë e tu, shikimi yt

Zgjojnë, e vënë në gjumë pemën e zjarrit.

Ermira

Ermira Saraci Osmani

 

NGADALË,NGADALË

- Ngadalë , ngadalë ktheje atë shikim,dashurinë ta ndjej në çdo përqafim.

Ngadalë, ngadalë më përqafo!

Si rreze dielli, lehtë mu afro

Ngrohtësinë në trupin tim të ndjej

Nga do që të kthehem ,shpejt të të gjej.

 

Ngadalë, ngadalë më puth në buzë

Jo si rrebesh , por si një vesë

Jam  si lule, lehtë, lehtë më prek

Petalet   në krah  i dua, e jo ti hedh.

 

Ngadalë , ngadalë ktheje atë shikim

Dashurinë ta ndjej në çdo përqafim.

6/ 12/ 2018 Greqi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat