JA PRA SYTÉ E TU
- Ja pra, sytë e ty, shikimi yt u bënë trup, mbështetën ëndrrën,
ëndrrën, që e bëmë erë!
Ja pra, sytë e tu, shikimi yt
Më bënë të ec në dallgët e detit
Më bënë të ndjej dhimbjen
E të ringjall gëzimin e fjetur.
U dhanë frymë ndjenjavr të mia,
Vumë frymë mbi frymë, derisa i bëmë fjalë
Fjalë që m'i bëre stinë, kur ende s'kisha ndjerë
Të më prekë puhiza e pranverës.
Ja pra, sytë e ty, shikimi yt
U bënë trup, mbështetën ëndrrën
Éndrrën, që e bëmë erë...
Dhe ne atëherë i dhamë emrin e dashurisë.
E shpërndamë si re të bardhë, derisa filloi të binte shi.
Toka e etur piu çdo pikë,
E njomi çdo farë, ku trupa të rinj e bënë jetë.
Ja pra, sytë e tu, shikimi yt
Zgjojnë, e vënë në gjumë pemën e zjarrit.
Ermira
Ermira Saraci Osmani
NGADALË,NGADALË
- Ngadalë , ngadalë ktheje atë shikim,dashurinë ta ndjej në çdo përqafim.
Ngadalë, ngadalë më përqafo!
Si rreze dielli, lehtë mu afro
Ngrohtësinë në trupin tim të ndjej
Nga do që të kthehem ,shpejt të të gjej.
Ngadalë, ngadalë më puth në buzë
Jo si rrebesh , por si një vesë
Jam si lule, lehtë, lehtë më prek
Petalet në krah i dua, e jo ti hedh.
Ngadalë , ngadalë ktheje atë shikim
Dashurinë ta ndjej në çdo përqafim.
6/ 12/ 2018 Greqi