O medet çfarë mban kjo tokë

Kultura

O medet çfarë mban kjo tokë

Nga: Gjon Marku Më: 4 prill 2024 Në ora: 21:23
Gjon Marku

O mëdet çfart mban kjo tokë

Injorantët plot me okë

Ca ministëra titullarë

Ca drejtor e ca zyrtarë

Mbushur zyrat me mediokër

Deputetët kokërr për kokërr

Këta soj burrash fut në garë

Kush të zgjidhet kyetar

E dikujt ti marrë vulën

E dikujt ti rras kësulen.

Ministritë krejt lara lara

Mbushur plot zagar e bala

Një ministëre krejt rruspi

Qe dhe toka s’ka ma zi

Flet me fjalë e na thotë

Do të mblidhemi sot tok

Të krijojmë akademi

Dhe për dhen edhe për dhi

Mbushur zyrat me fallxhore

E hajdutët dorë përdore

Vijne e ngrifen por si gjela

Fort e ndritur mor karriera

Një farë mostre kryetar

Prostitutë e i përdalë 

Krah’ i djathtë i kryetarit

Ky farë soj biri i t’marrit

Kthyer zyrat si motele

E medet pa soj këto zhele

I randësishëm si ministri

Sot është ba patrozhanisti

Dikur ish njeru i ri

Ky zuzar sot në vend të tij

S’ka ma zi sot blihet vota

Po çuditet e tan bota

E lakenjtë dalin të parë

Kush gomar e kush trutharë

Ulen prulen bahen shtrosa

Sapo vjen e flet Europa

E nanlokja qan me lot

Mbush tragetet e malet plot

Vijnë pa nda por si stuhi

Ikin pleq e ikin fëmi.

Ca t’tjerë vjedhin në hipoteka

E ven zjarr në biblioteka

S’dinë gja tjetër këta mediokër

Veç të vjedhin kokërr për kokërr

Vjedhin haptas jo në fshehtësi

Për atdhe asnjë ndjesi

Par ka dija mos ma zi

Këta të ngrejnë ty kurthe e leqe

Këta të çojnë në ditë të keqe

Po ti s’prulesh prap Shqipëri

Prap ke djem e ke rini

E nga fjala nuk kanë frikë

E në kamb ngrihen një ditë

E atëhere prit e shif

Anë e kënd lëshojnë rrufe

Tundin tokë e tundin dhe

E atëhere i madhi zot

Lëshon rufe ditën me mot.

E keta soj bala, zagar

E këta hajduta e të marrë

Prostitutë e të përdalë

Krejt prej hundësh do t’iu dalë.

Këtyre mostrave varu teneqen

Ty Shqipëri të marrshin të keqen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat